Haber Giriş:
BE-ja thirrje Rusisë që të përmbushë kërkesën e GJEDNJ-së për lirimin e opozitarit Alexey Navalny

Bashkimi Evropian bëri thirrje të enjten që Rusia të përmbushë kërkesën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) për lirimin e menjëhershëm të opozitarit rus, Alexey Navalny.
Përmes një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, njëherësh nënkryetar i Komisionit Evropian, rikujtoi kërkesën e GJEDNJ-së të mërkurën në lidhje me opozitarin Navalny duke kërkuar lirimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ne presim që Rusia, një nga palët e Konventës Evropiane p...