Haber Giriş:
BE-ja e kënaqur nga vendimi i palëve siriane për të filluar hartimin e kushtetutës së re të vendit

Bashkimi Evropian u shpreh i kënaqur të martën me vendimin e regjimit të Bashar al-Assadit dhe delegacionit të opozitës siriane për të filluar punën mbi hartimin e kushtetutës së re të vendit në qytetin Gjenevë të Zvicrës.
Zyra e Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, e cilësoi si "inkurajuese" akordin mes palëve për të filluar hartimin e kushtetutës.
“BE-ja mbështet plotësisht përpjekjet e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir O. Pedersen, për të bërë përparim në të gjithë elementët e Rezolutës 2254 të Këshillit të...