Haber Giriş:
BE-ja dhe OKB-ja thirrje Greqisë për refugjatët: Respekto të drejtat themelore

Bashkimi Evropian u bëri thirrje autoriteteve greke të martën që “të veprojnë në përputhje me vlerat evropiane”, pasi vendi javën e kaluar shtyu në mënyrë të paligjshme një numër të azilkërkuesve në Turqi.
I pyetur mbi çështjen në fjalë, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se i merr “seriozisht” akuzat për shtytje prapa dhe keqtrajtim të emigrantëve nga Greqia.
“Autoritetet administrative dhe gjyqësore kombëtare janë përgjegjëse për të siguruar respektimin e detyrimeve përkatëse, përfshi këtu edhe ato në lidhje me mbrojtjen e të drejtave themelore”, tha ai.
Duke sqaruar se Komisioni i BE...