Haber Giriş:
BE i rikërkon Izraelit të ndërpresë ndërtimin vendbanimeve të paligjshme

BE-ja kundërshton me forcë zgjerimin e vendbanimeve dhe nuk do të njohë asnjë ndryshim në kufijtë e para vitit 1967, përveç atyre të rënë dakord nga palët, thotë Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë.
Bashkimi Evropian (BE) ka përsëritur thirrjen drejtuar Izraelit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve ilegale, duke riafirmuar mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez dhe paqen e qëndrueshme.
"Sipas ligjit ndërkombëtar vendbanimet janë të paligjshme dhe përfaqësojnë një pengesë të madhe për arritjen e një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfs...