Haber Giriş:
Bahrejn – Mbreti Al-Khalifa: Marrëdhëniet me Turqinë janë në një nivel të avancuar

Mbreti i Bahrejnit, Hamad bin Isa bin Salman al-Khalifa, deklaroi se “marrëdhëniet me Turqinë janë në një nivel të avancuar dhe bashkëpunimi po zhvillohet”.
Siç bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve të Bahrejnit, Mbreti Al-Khalifa priti të dielën ambasadoren e Turqisë në Manamë, Esin Çakil.
Gjatë takimit, Al-Khalifa dhe ambasadorja Çakil shqyrtuan ecurinë e marrëdhënieve të mira dhe të ngushta mes dy vendeve vëllazërore.
Monarku i Bahrejnit tërhoqi vëmendjen mbi nivelin e avancuar të marrëdhënieve dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ...