Haber Giriş:
Asetet e Grupit “Renault” në Rusi bëhen pronë shtetërore
Ministria ruse e Industrisë dhe Tregtisë bëri me dije të hënën se asetet e prodhuesit francez të automjeteve “Renault” në Rusi janë bërë pronë shtetërore, pasi Franca vendosi ta largojë kompaninë nga vendi për shkak të luftës së Moskës kundër Kievit.
“Marrëveshjet e transferimit të pasurive u firmosën ndërmjet Grupit «Renault», Federatës Ruse dhe Bashkisë së Moskës”, deklaroi Ministria duke shtuar se Bashkia e Moskës do të zotërojë 100% të aksioneve të Grupit “Renault” në Rusi dhe 67,69% të aksioneve të saj në «AvtoVAZ» do të bëhen pronë e Federatës Ruse të përfaqësuar nga Instituti Qendror i Kërkimit dhe Zhvillimit të Automobilave dhe Moto...