Haber Giriş:
Arabia Saudite: Po i ndjekim me shqetësim të madh politikat e regjimit iranian

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud, deklaroi se po i ndjekin me një shqetësim të madh politikat e regjimit të Iranit, të cilat - sipas tij - “tronditin besimin dhe stabilitetin e rajonit”.
Agjencia Saudite e Shtypit (SPA) bën me dije se Mbreti Salman tërhoqi vëmendjen mbi politikat lokale dhe ndërkombëtare të Riadit gjatë një fjalimi me rastin e fillimit të punimeve të Asamblesë Konsultative të Arabisë së Saudite.
Salman bin Abdulazizi theksoi se i kushtojnë rëndësi mbrojtjes së pranisë tërësore të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe se kjo është provuar në Samitin ...