Haber Giriş:
“Apple” shënon rekord të ardhurash për periudhën korrik-shtator 2021

Të ardhurat arritën në 83,4 miliardë dollarë duke mbetur nën vlerësimin e tregut prej 84,9 miliardë dollarësh, sipas deklaratës së rezultateve financiare të publikuar të enjten vonë nga kompania.
Kompania amerikane e teknologjisë “Apple” shënoi rekord të ardhurash tremujore në periudhën korrik-shtator të këtij viti, por nuk arriti të tejkalojë pritshmëritë e tregut.
Kompania regjistroi rekord të ardhurash prej 83,4 miliardë dollarë në tremujorin e katërt fiskal të vitit 2021 që përfundoi më 25 shtator, që ishte 29 për qind më e lartë nga 64,7 miliardë dollarë që ishte në të njëjtën p...