Haber Giriş:
Ankaraja vazhdon të mbështesë procesin politik libian drejt zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi të premten se Turqia do ta vazhdojë mbështetjen e saj për popullin libian dhe procesin politik në vend të lehtësuar nga Kombet e Bashkuara, pasi zgjedhjet e 24 dhjetorit u anuluan dhe një datë e re nuk u caktua.
“Ne i shohim zgjedhjet në Libi si një pikë kthese jetike në periudhën e tranzicionit dhe i mbështesim ato”, tha Ministria në një deklaratë me shkrim.
Ajo nënvizoi se për të vendosur unitetin në Libi, zgjedhjet duhet të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të besueshme e të pavarur dhe se të gjitha grupet duhet të pranojnë rezultatet në mënyrë që administrata e zgjedhur të mund të ushtrojë autorit...