Haber Giriş:
Ankara – Erdogan pret Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, në fokus marrëdhëniet Turqi-BE

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti të martën Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Takimi ku marrëdhëniet Turqi-BE do të diskutohen në të gjitha aspektet, po zhvillohet në Kompleksin Presidencial, në Bestepe të kryeqytetit Ankara.
Në rend të ditës do të jenë rinovimi i marrëveshjes së 18 marsit 2016 (për emigracionin dhe azilkërkuesit), liberalizimi i vizave dhe azhurnimi i marrëveshjes mbi 25-vjeçare të Unionit Doganor.
Këto do të jenë çështjet kryesore që Presidenti E...